Ky është mesfushori i Bayernit që fiton në muaj, aq sa Lewandowski në dy ditë
Robert Lewandowski është futbollisti më i spikatur i Bayernit në sezonit e fundit. Sulmuesi polak ka ndihmuar ekipin gjerman të arrijë majat e futbollit europian dhe gjerman. Sidomos sezonin e kaluar kur fitoi gjithçka: Champions, Bundesliga, Kupë, Super Kupë …
Bomberi nga Varshava së bashku me Neuer, është një nga lojtarët më të vlerësuar ekonomikisht. Të dy fitojnë 1.7 milionë euro në muaj. Shumë larg nga ajo që merr Tiago Dantas. Mesfushori i ri i ardhur në huazim nga Benfica, fiton 8 mijë euro në muaj. Këtë shumë Lewandowski e merr vetëm për dy ditë. Sigurisht që rekordmeni i golave nuk ka lidhje me portugezin.
Vetëm duke parë karrierën e polakut në Gjermani (Borussia Dortmund dhe Bayern), ai ka tetë tituj kampionati, katër Kupa dhe pesë Super Kupa. Tiago Dantas, në moshën 20 vjeç, duket se nuk i përshtatet me planet e ekipit gjerman, ndaj dhe me shumë mundësi shumë shpejt do të rikthehet sërish në Lisbonë. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

