FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Laçi bën “paqe” me Vllazninë, Teuta mund Apoloninë dhe blindon kreun (VIDEO)

Laçi dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në super sfidën e javës së 27-të. Në Laç u luajt një duel i ndezur mes të dyja skuadrave, por që do të prodhonte shumë pak mundësi shënimi. Kuqeblutë ishin më mirë në fraksionin e parë, ndërkohë që në të dytën bardheznjtë ju afruan më shumë golit me një veprim shumë të bukur të Mazrekajt.

Nga ky barazim përfiton Teuta që vijon të qëndrojë në krye të renditjes, por tashmë e vetme me 49 pikë. Durrsakët fituan pastër 2-0 në transfertën ndaj Apolonisë. Lorenc Vila zhbllokoi sfidën në minutën e 19-të. Në fillimin e pjesës së dytë, Dejvi Bregu dyfishoi rezultatin me një goditje shumë të bukur me të djathtën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?