Lajm i keq për Juventusin, pezullohet me dy ndeshje sulmuesi turk

Juventusi do të duhet të bëjë pa sulmuesin turk Kenan Yildiz për dy ndeshje, pas kartonit të kuq të marrë në fundin e pjesës së parë të sfidës kundër Monzës. Yildiz u ndëshkua për një goditje me bërryl ndaj lojtarit Bianco, në një moment ku topi nuk ishte në lojë. Kështu ka vendosur Gjykatësi Sportiv pas analizimit të episodeve të javës së 34-të të Serie A.

Në vendimin zyrtar të publikuar nga doktor Gerardo Mastrandrea, thuhet:

“Pezullim për dy ndeshje zyrtare dhe gjobë prej 10.000 eurosh për Kenan Yildiz (Juventus): për goditjen me bërryl ndaj një kundërshtari në minutën e 46-të të pjesës së parë, me topin larg nga zona e lojës.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Yildiz do të mungojë në dy përballjet e radhës të bardhezinjve, pikërisht në sfidat vendimtare për zonën Champions League, ndaj Bolonjës dhe Lazios.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?