Lajm i keq për Real Madridin, mbrojtësi rrezikon të humbasë sfidat e Championsit

Lajm i keq për Real Madridin dhe David Alaba. Mbrojtësi austriak, i cili sapo ishte rikthyer nga dëmtimi i gjatë për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar, pësoi një dëmtim të ri në aduktorët në këmbën e majtë.
Për shkak të këtij problemi të ri fizik, Alaba mund të detyrohet të humbasë ndeshjet play-off të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City-t, të planifikuara për 11 dhe 19 shkurt.
Sipas vlerësimeve fillestare, mbrojtësi do të duhet të ndalojë për të paktën dy ose tre javë. Që nga kthimi i tij në fillim të vitit, Alaba ka bërë vetëm katër ndeshje në La Liga dhe Champions League, dhe tani do të duhet të ndalet sërish.