Lajme fantastike te Milani, fitojnë betejën me Covid 3 futbollistë

Lajme të mira në shtëpinë e Milanit. Stefano Pioli fiton me një goditje 3 lojtarë. “Milan njofton se Ante Rebic, Rade Krunic kanë rezultuar negativ ne tamponin molekular këtë mëngjes në ekzaminime e fundit.

Nga këto kontrolle Theo Hernandez ka rezultuar “fal negativ”. Futbollisti do bashkohet rregullisht në stërvitje në prag të ndeshjes me Atalantën”, shkruan klubi i Milanit.

Për momentin jashtë skuadrës për arsye skualifikimi janë Romagnoli dhe Saelemaekers, ndërkohë që Bennacer dhe Calhanoglu janë të dëmtuar. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?