Lamtumira e Francesco Tottit/ Përcillet me nderime Perandori i fundit i Romës

Kanë qenë të panumërta përshëndetjet që i kanë bërë “miqtë”, por po aq të panumërta kanë qenë edhe ato që kanë ardhur nga “armiqtë”. Shokë skuadre dhe ish, trajnerë, drejtues, dhe më pas rivalët e tij të përhershëm, ata “kolegë” që e kanë pasur frikë në fushë, e kanë goditur, por që e kanë respektuar gjithmonë. Maldini, Buffon , Jovetic, Balotelli, Baresi, Javier Zanetti, Sergio Ramos, Florenzi, De Rossi, Juan Jesus, Perrotta, Candela, kampionë dhe ish-kampionë kanë përshëndetur nëpërmjet rrjeteve sociale Francesco Totti-n para ndeshjes së tij të fundit me Roma-n.

Paolo Maldini: “Loja jote… çfarë spektakli!”;

Buffon: “Më ka realizuar disa gola që janë kryevepra”;

Swiss Digital Desktop Reklama

Zanetti: “Perandori i fundit i Romës”;

Swiss Digital Mobile Reklama

miku Florenzi: “Ke qenë gjithmonë i pranishëm për mua”;

Daniele De Rossi: “Je unik”…

Me pak fjalë, kampionët e futbollit i janë bashkuar korit që është ngritur në “Olimpico” në nder të numrit 10 verdhekuq: “Ka vetëm një kapiten, Francesco Totti”…

Të gjithë televizionet e botës janë lidhur me “Olimpico”-n, ku janë të pranishëm pothuajse 600 gazetarë, që kanë ardhur nga Amerika, Meksika, Argjentina, Katar, Japonia, Irani.(Opinion)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?