Laporta pranon, edhe “Camp Nou” do të jetë qendër vaksinimi për Covid-19
Camp Nou do të bëhet një nga shtatë qendrat për vaksinimin kundër koronavirusit në rajonin e Katalonjës. Presidenti i Barças, Joan Laporta dhe Ministri i Shëndetësisë, Alba Verges, kanë gjetur dakordësinë në takimin e zhvilluar këtë pasdite, pasi kjo ide ishte diskutuar edhe më parë.
Lajmi u njoftua nga “Catalunya Radio”, e cila zbuloi se qëllimi është që ekipet teknike të Departamentit të Shëndetësisë të fillojnë punën sa më shpejt të jetë e mundur në “Camp Nou” në mënyrë që të përshpejtojnë procesin e vaksinimit.
Klubi katalanas ka dhënë një shembull shumë të mirë në zgjedhjet presidenciale se në ambientet e “Camp Nou” mund të qarkullojnë një numër i madh njerëzish, pa thyer rregullat e vendosura nga autoritetet për mospërhapjen e Covid-19. “Air Albania” ishte një nga stadiumet e parë, që u caktua të kryejë këtë funksion.