FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Laporta: Superliga një domosdoshmëri, klubet e mëdha shpenzojnë shumë para!

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta flet për herë të parë për projektin e ri, që u sulmua ashpër që në lindje. Klubi “blaugrana” ishte mes 12 themeluesve, por nuk kishte shprehur një qëndrim zyrtar deri në këto momente.

“Por fjala e fundit u takon anëtarëve. Superliga është një domosdoshmëri Klubet e mëdha shpenzojnë shumë para dhe duhet të thonë fjalën e tyre për çështjet ekonomike. Ne mbrojmë kampionatet kombëtare dhe jemi të hapur për dialog me UEFA-n.

Kemi nevojë për më shumë burime për ta bërë futbollin një shfaqje të shkëlqyeshme dhe mendoj se do të ketë një mirëkuptim. Ka pasur presion mbi disa klube, por projekti ende ekziston. Duhet të jetë një garë tërheqëse, bazuar në meritat sportive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne jemi të hapur për dialog me UEFA-n. Mendoj se do të ketë një marrëveshje. Investimet janë shumë të rëndësishme, pagat janë shumë të larta. Kjo duhet të merret në konsideratë, në të njëjtën mënyrë edhe meritat sportive”, deklaroi Laporta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?