Largimi i Xabi Alonsos, 7 futbollistë nuk e përshëndesin në rrjetet sociale

Pak para orës 18:30 të së hënës, më 12 janar, Real Madrid njoftoi zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Xabi Alonso. Vendimtare për teknikun spanjoll ishte humbja në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, edhe pse prej kohësh qarkullonin zëra për një largim të mundshëm.

Në prapaskenë, sipas mediave spanjolle, kanë ndikuar edhe tensionet me disa lojtarë kryesorë të skuadrës, për shkak të zëvendësimeve të padëshiruara dhe pakënaqësive të brendshme. Gazeta “Marca” thekson se jo të gjithë lojtarët e Realit e kanë përshëndetur publikisht Alonson në rrjetet sociale.

Ndërsa emra si Mbappé dhe Courtois i kanë dedikuar një mesazh lamtumire, mungojnë ende Vinicius, Militao, Trent Alexander-Arnold, Mendy, Bellingham, Brahim Diaz dhe Mastantuono. Kjo situatë ka ndezur diskutime të reja mbi klimën e brendshme në klub dhe mënyrën si po menaxhohet tranzicioni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?