Largohet Sylvinho! Braziliani nuk është më trajneri i Kombëtares, FSHF ka gati zëvendësuesin
Sylvinho nuk është më trajneri i Kombëtares shqiptare.
Në një komunikim për mediat, FSHF ka bërë me dije se tekniku brazilian i ka dhënë fund aventurës së tij me kuqezinjtë.
Gjithashtu, në komunikatë bëhet me dije se në orën 10:00 do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri në një konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”.
Sylvinho iu bashkua Kombëtares shqiptare në vitin 2023 dhe në vitin e tij të parë, arriti kualifikimin historik në Euro 2024, duke e mbyllur grupin kualifikues në vendin e parë.
Gjithashtu, në Kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria doli e dyta pas Anglisë dhe duke lënë pas Serbinë, me një tjetër kualifikim historik, kësaj radhe në play off, aty ku u mund nga Polonia në gjysmëfinale.
KOHA JONË SONDAZH

