Lazio befason Napolin, i shkakton humbjen e radhës në Seria A

Lazio ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Napolit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Serie A, e zhvilluar në stadiumin Stadio Diego Armando Maradona.

Skuadra kryeqytetase kaloi në avantazh shumë herët, që në minutën e 6-të, kur Matteo Cancellieri zhbllokoi rezultatin dhe i dha Lazios epërsinë që në startin e takimit. Lazio pati mundësinë të dyfishonte shifrat në pjesën e parë, por Mattia Zaccagni humbi një penallti në minutën e 31-të, duke lënë të hapur ndeshjen.

Në fraksionin e dytë, miqtë arritën të vulosnin suksesin në minutën e 57-të, kur Toma Bašić realizoi golin e dytë, duke shuar përfundimisht shpresat e Napolit për rikthim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendasit nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës gjatë gjithë ndeshjes, duke pësuar një humbje të rëndë në shtëpi dhe përpara tifozëve të tyre. Pas këtij triumfi, Lazio ngjitet në kuotën e 47 pikëve në vendin e nëntë të renditjes, ndërsa Napoli mbetet në vendin e dytë me 66 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?