Lazio e sezonit të ri nis nga Strakosha

Biglia, de Vrij e Keita. Merkato e Lazio-s rrotullohet brenda tre lojtarëve të konfirmuar. Gjithçka në klubin e kryeqytetit italian do të përqendrohet te buxheti. Drejtuesit e klubit lacial do ta nisin merkaton e verës nga porta, pikërisht nga Tomas Strakosha.

Paraqitjet mbresëlënese që beri sezonin e kaluar e kanë bërë portierin shqiptar numrin 1. Marchetti do të jetë në stol, kështu që 19-vjeçari kuqezi do të jetë titullari i Lazio-s në sezonin që vjen.

Strakosha ka fituar besimin e trajnerit Simone Inzaghi, i cili do t’i besojë çelësat e portës laciale në kampiontin q? vjen dhe në Europa League. Për momentin Strakosha është i grumbulluar me ekipin kombëtar për miqësoren e sotme me Luksemburgun, ku do të jetë titullar dhe për sfidën e 11 qershorit në trsnafertë me Izraelin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?