Lazio fiton mes drithërimash ndaj Genoas, tremb Juven për Championsin (VIDEO)

Lazio ka arritur që të marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Genoas, uke ndezur shpresat për një kualifikim në Champions League. Bardhekaltrit shënuan dy gola në fraksionin e parë me Correa-n dhe Immobilen nga pika e bardhë. Më pas në fillimin e së dytës, Genoa shkurtoi shifrat falë një autogoli të Marusic.

Gjithsesi gëzimi i tyre zgjati vetëm pak sekonda, pasi Luis Alberto do të shënonte menjëherë edhe golin e tretë. Në minutën e 56-të, Correa shënoi edhe golin e katërt për ekipin e Lazios.

Genoa ndërkohë u zgjua në fundin e ndeshjes, duke shënuar dy gola në vetëm pak sekonda me anë të dy sulmuesve Scamacca dhe Shomurodov. Pavarëissht panikut të minutave të fundit, Lazio ja doli që të siguronte 3 pikët  që e ngjisin në vendin e 6-të me 64 pikë, dy më pak se Juventusi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?