Lazio kërkon shërbimet e Milot Rashicës

Milot Rashica është vënë në radarin e skuadrës italiane të Lazios.

Është vetë drejtori teknik i kësaj skuadre, Igli Tare, që kërkon të afrojë tek bardhekaltërit mesfushorin me orgjinë kosovare.

Lajmi është raportuar nga “Calciomercato.it” e cila shkruan se Rashica do të ishte lojtari ideal për skuadrën kryeqytetase nëse senegalezi Keita Balde vendos të largohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rashica luan në kampionatin Hollandez me skuadrën e Viteses ku ka arritur që të shkëlqejë me paraqitjet e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

20-vjeçari ka arritur që të shënojë 12-gola në 68-ndeshje me Vitesen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?