FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lazio shkatërron Milanin dhe e nxjerr jashtë zonës së Champions League (VIDEO)

Beteja për një vend në zonën Champions është bërë shumë interesante në Seria A. Milani është mposhtur 3-0 në transfertën ndaj Lazios në “Olimpico” dhe ka zbritur në vendin e 5-të me 66 pikë, aq sa Juventus e Napoli, duke komplikuar totalisht objektivin.

Në sfidën direkte për zonën Champions Lazio shënoi dy herë me anë të argjentinasit Joachim Correa, nga një gol për çdo pjesë dhe më pas vulosi suksesin me kapitenin Ciro Immobile, që dërgoi topin në rrjetë pak minuta para vërshëllimës finale.

Me këtë fitore Lazio ngjitet në kuotën e 61 pikëve, me një sfidë për të rikuperuar sfidën me Torinon në “Olimpico” më 18 maj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?