FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Leeds befason në fund Liverpoolin, skuadra e Klopp rrezikon Championsin (VIDEO)

Liverpool bën një tjetër hap fals në luftën për një vend në zonën Champions, teksa është ndalur në barazim 1-1 në fushën e Leeds United. Barazimi erdhi vetëm në fundin e ndeshjes nga vendasit, që befasuan ekipin e Klopp.

Ndeshja nisi shumë e luftuar nga të dy ekipet, me Liverpool që ishte më këmbëngulës. Në minutën e 31-te, ishte një aksion fantastik i “The Reds” që i dha avantazhin. Diogo Jota pasoi mjaft mirë për Alexander-Arnold, i cili dha një asist perfekt për Sadio Mane, që me portën bosh e dërgoi topin në rrjetë.

Në fundin e ndeshjes do të vinte dhe goli i barazimit nga Leeds me mbrojtësin Llorente. Një hap fals për “The Reds” që mbeten në vendin e gjashtë me 53 pikë, ndërsa Leeds konfirmon momentin e mirë që po kalon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?