Leeds fiton dhe dhuron spektakël ndaj Tottenham (VIDEO)
Leeds United dhuron spektakël duke marrë një fitore të rëndësishme 3-1 kundër Tottenham. Skuadra e Bielsas kaloi e para në avantazh me Dallas në minutën e 13-të. Spurs u rikthyen në lojë pas një kombinimi të fantastik mes Alli dhe Son, me koreanin që e dërgoi topin në rrjetë.
Leeds u rikthye në avantazh brenda pjesës së parë. Në minutën e 42-të Bamford shënoi pas asistit të Ezgjan Alioski. Në minutën e 84-t Rodrigo vulosi fitoren 3-1 të Leeds United.
Me këtë rezultat Tottenham rrezikon që të mbetet jashtë zonës së kupave europiane. Leeds mban vendin e 9 me 50 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

