Leeds mund Manchester City-in edhe me 10 futbollistë, Bielsa leksion Guardiolës (VIDEO)
Manchester City ka pësuar një humbje shokuese në Premier League, 1-2 kundër Leeds United, edhe pse luajti për një pjesë loje me një futbollistë më shumë.
Sfida e luajtur në “Etihad Stadium” dhuroi shumë emocione, veçanërisht në fundin e pjesës e parë. Në minutën e 41-të, Dallas zhbllokoi sfidën me një goditje të fortë me të djathtën në hyrje të zonës. Pak minuta më pas Cooper bën një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Gabriel Jesus, duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Ferran Torres barazoi në minutën e 76-të, golin e barazimit. Gjithsesi Dallas do të rikthente sërish në avantazh Leeds United, me një gol të shënuar në kohën shtesë. Kjo ishte disfata e tretë sezonale për City-in, që është mundur më parë nga Leicester dhe United. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

