Legjenda e Milanit emërohet drejtor teknik i kombëtares italiane

Ish-kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, është një prej kandidatëve për t’u bërë drejtor teknik i kombëtares italiane të futbollit. Federata Italiane e Futbollit e ka zgjedhur legjendën e klubit kuqezi si zëvendësuesin e Lele Oriali, i cili pas Kampionatit Europian U-21 do të kthehet të punojë tek Inter.

Gjatë kësaj jave do të ketë një takim të Maldinit me drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit, ku pritet të vendoset gjithçka.

Ndërkaq, një tjetër kandidat për të zëvendësuar Orialin është Marco Tardelli, por së fundi po lakohet dhe emri i Francesco Totti, i cili i dha lamtumirën futbollit pak ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?