FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Legjenda e United: Transferoni Sanchez ofron sukses të garantuar

Legjenda e Manchester United, Bryan Robson i ka sugjeruar Jose Mourinhos që këtë sezon transferojë në “Old Trafford” Alexis Sanchez.

Pas dështimit me Griezmann, tashmë Manchester United tashmë ka si objektiv kryesor për të transferuar një sulmues i cili garanton sukses, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Në një intervistë për “Daily Mirror”, Robson tha se Alexis Sanchez është një lojtar që ofron sukses të garantuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mos harroni se ai ka luajtur te Arsenali, një klub ku duhet të jeni në gjendje të përballoni presionin e madh. Ai është 100 për qind sukses i garantuar. Karakteri i tij është i drejtë, ai është një lojtar i ashpër por shumë punëtor. Ai mund të shënojë shumë gola”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që mesfushori i Sanchez dhe Mesut Ozil po kërkojnë garanci për planet e transferimit të verës së Arsenalit përpara se të vendosin nëse do të qëndrojnë ose jo te “topçinjtë”.

/ SYRI.net /Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?