Legjenda Pele zhgënjen botën, ja çfarë thotë për Dybalan

Nuk është një moment i artë për Pauolo Dybala. Pas humbjes në finalen e Champions League si pjesë e Juventus, ku nuk luajti një ndeshje të mirë, sulmuesit nuk i mjaftoi as fitorja e Argjentinës ndaj Brazilit, për të larguar kritikat. “Dybala? Nuk është kaq i mirë sa thonë,” – ka qenë mendimi i legjendës së futbollit Pele, i intervistuar nga një televizion brazilian.

“Mendoj se Brazili bëri një ndeshje të mirë dhe me rastet që u krijuan rezultati më i drejtë duhet të ishte barazimi.”

“Thonë se mund të jetë pasardhësi i Maradonës, por e vetmja gjë ku ngjasojnë është se përdorin më mirë të majtën sesa të djathtën,” – shtoi Pele në komentin e tij. Një kritikë disi e ashpër e “O’Rei” për Dybala, ndërsa në lidhje me ndeshjen e luajtur në Australi, ai shtoi: “Mendoj se Brazili bëri një ndeshje të mirë dhe me rastet që u krijuan rezultati më i drejtë duhet të ishte barazimi.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Both Brazil and Argentina observe a minute’s silence prior to kick-off after the terror attacks

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndoshta Pele ka të drejtë, sepse Dybala nuk la shumë mbresa, nuk u përfshi krejtësisht në manovrën e Argjentinës dhe u zëvendësua nga Guido Rodriguez. “Kur u aktivizua Rodriguez patëm një forcë më shumë në sulm, krahas Di Maria, Messi dhe Correa. Donim të merrnin prapashpinën Brazilit dhe në pjesën e dytë ishim më mirë se në të parën,” – tha trajneri i ri i Argjentinës, Sampaoli. /Telesport.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?