FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Leicester fiton FA Cup, mund në finale Chelsea-n e Tuchel (VIDEO)

Leicester fitoi FA Cup duke mundur në finale ekipin e Chelsea me rezultatin e ngushtë 1-0. Një ndeshje me një atmosferë elektrizuese, që shumë prej nesh e kishin harruar, kjo edhe për shkak të rikthimit të tifozëve në shkallët e stadiumit Wembley.

Përmirësimi i situatës me pandeminë në Britaninë e Madhe bëri që autoritetet të japin dritën jeshile për kthimin e një numri të kufizuar fansash në finalen e kësaj kupe.

Në pjesën e parë të ndeshjes Chelsea u tregua në formë të mirë, por pa pasur mundësinë të shënojë. Werner gaboi disa herë përpara portës. Pritja e Leicester përfundoi në minutën e 63, kur Tielemans kaloi të tijët në avantazh. Chelsea u hodh në sulm duke mos pasur gjë për të humbur më.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 89-të, Blutë e Londrës barazojnë rezultatin, por ndërhyrja e VAR e anuloi golin për një pozicion jashtë loje milimetrik. Chelsea duhet ta harrojë sa më parë këtë disfatë dhe të përgatitet për finalen e madhe të Champions League që do të luajë më 29 maj përball Manchester City në stadiumin e Portos në Portugali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?