“Lëkundet” Sep Blater, bisedime sekrete me FIFA-n, për të ardhmen

Bisedime sekrete mes zyrtarëve të lartë të Fifa-s dhe kreut të saj, Sepp Blatter, janë duke u zhvilluar në lidhje me të ardhmen e presidentit të organizmit më të lartë botëror të futbollit. Ky është lajmi që transmetohet sot nga “BBC”. Në diskutime janë përfshirë një numër i lartë konfederatash dhe ato kanë filluar që në tetor 2013, me rastin e festës së 150-vjetorit të Federatës Angleze të Futbollit. Blatter nga ana tjetër konfirmoi se do të kandidonte edhe në zgjedhjet e majit të vitit tjetër, për një mandat tjetër në krye të FIFA-s. Megjithatë, edhe pse duhet kohë deri më 29 maj, kur të përzgjidhen kandidaturat, është e qartë se ndaj Bletter janë shtuar kënaqësitë dhe shqetësimet e një sërë federatash me peshë në futbollin botëror. Kriza e fundit lidhet me investigimet që kanë të bëjnë me fitimin e kandidaturave të organizimit të Kupës së Botës 2018 dhe 2022, teksa skandali i korrupsionit mes zyrtarëve të lartë në FIFA, sa vjen dhe zgjerohet. Javën e kaluar për këtë arsye dha dorëheqjen shefi i Etikës, Michael Garcia. Ai u tërhoq duke cituar se FIFA-s i mungon pavarësia juridike dhe beson se kërkohen reforma. Duhen 50% të votave të 209 vendeve anëtarë të Fifa-s, plus një votë shtesë, që të zgjidhet kreu i ri i organizmit të futbollit botëror.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Blatter, 4 vjet kontradiktore  

Swiss Digital Mobile Reklama

2 dhjetor, 2010 – Rusia dhe Katari zgjidhen për të pritur finalet e Kupës së Botës, 2018 dhe 2022.

4 tetor, 2013 – Fifa pranon që të shohë për alternativa të tjera në lidhje më Botërorin 2022, në Katar.

1 qershor, 2014 – “Sunday Times’ akuzon anëtarin e Fifa-s, Mohamed bin Hammam, se pagoi 4 mln euro zyrtarëve të FIFA-s, që të fitonte kandidatura e Katarit.

13 nëntor, 2014 – Fifa lëshon një përmbledhje me 42-faqe të raportit të Garcia, që qartësisht tregon se Rusia e Katari kanë fituar nëpërmjet korrupsionit.

17 dhjetor, 2014 – Garcia tërhiqet si kreu i Komitetit të Etikës në FIFA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?