FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Leo Messi shitet për 300 milionë euro

Lëvizja sensacionale nga Barcelona për në PSG e brazilianit Neymar për 220 milionë euro ka lënë të kuptohet se s’ka lojtar të paprekshëm – vetëm se duhet të paguani shumën e duhur.

Në bisedën e çmimeve të çmendura për lojtarët është përfshirë edhe trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Sipas Klopp tani që lojtar mund të paguhet edhe me 220 milionë, i shitshëm është edhe Lionel Messi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, për ta blerë Messin një klub duhet të paguajë 300 milionë euro, diçka që vetëm javë më parë dukej e pamundur, por që pas blerjes së Neymar tashmë po duket lehtësisht e realizueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është bukur e thjeshtë. Deri tani shihej si e pamundur, por tani ja ku e ke listën dhe klauzola e Messit është 300 milionë”, ka thënë Klopp për DAZN.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?