Letra e De Biazit: Një vit ëndrrash, por dhe frikë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka shkruajtur një letër, ku shpreh gjithë ndjesitë e tij për vitin që lamë pas.

Ai thotë se arritja më e madhe ka qenë fitorja kundër Portugalisë dhe barazimi me Francën, ndërsa ka përjetuar edhe frikë gjatë ndeshjes së Beogradit.

De Biazi thotë se ëndrra e tij është euro 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Letra e plotë e De Biazit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Në radhë të parë e nis duke falenderuar të gjithë ata që më kanë votuar. Faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për vlerësimin, ju uroj një 2015 plot lumturi dhe shëndet.

Dëshira ime për 2015 është të kem sërish të njëjtat arritje dhe emocione sin ë 2014. me skuadrën tim, Kombëtaren asqiptare, kam jetuar momente shumë të rëndësishme dhe të bukura, midis tyre fitorja në Portugali, barazimi me Francën pasi qenë në avantazh pak para përfundimit të lojës.

Dhe më pas kujtojmë mbrëmjen në Genova, kundër Italisë me 20 mijë shqiptarë të cilët këndonin himnin shqiptar në fillim dhe më pas atë italian.

Kam kaluar edhe çaste frike në Beograd, në ndeshjen kundër Serbisë, ku tifozët kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur disa nga futbollistët e mi, dhe gjëja më e pabesueshme na dënuan me humbje për shkak të braktisjes së lojës.

Një shfaqje tjetër e drejtësisë e cila në vend të dënojë të dhunshmit, dënon viktimat.

Jam krenar për këtë vlerësim, pasi e konsideroj veten “ambasador” të territorit tonë në botë. Faleminderit skenës të cilën e frekuentoj shpesh, flas për tokën time: Italinë, Veneton, Trevison është marka jonë. Kjo më pëlqen edhe më shumë sot  që po jetojmë çaste të vështira.

Të flasësh për tokën tonë për perfeksionin e produkteve tona, të specialiteteve të lidhura me territorin e bujqësisë, mendoj se mund të ndihmoj të zhvillohen marrëdhënie të reja.

Sa sipërmarrës nga Treviso kam takuar rrugës nga Venezia në Tiranë në kërkim të munëdsive. Unë e kam nisur udhëtimin tim 18 pasi kam fituar kampionatin e Serisë D në Treviso me Gianni Giacomini, Nico Zambianchi, Carlo De Bernardi, Carlo Osellame, Silvano Colusso, Ëalter Frandoli, më pas shkova në skuadrën e Interit, dhe sot pas 40 vjetësh mundohem të kurorëzojë një ëndërr: të dërgoj Shqipërinë në Euro 2016, dhe bashkë me mua, përse jo edhe pak nga Treviso.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?