Leverkusen prezanton trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm

Bayer Leverkusen ka emëruar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Gerardo Seoane, që drejton Young Boys prej vitit 2018, ia ka dalë të fitojë tre tituj kampionë radhazi me skuadrën helvete dhe më 1 korrik do të nisë aventurën e re te Leverkusen.

43-vjeçari zviceran ka firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2024, por tashmë do të nisë një eksperiencë të re në Bundesligë.

“Në ambientin profesional dhe ambicioz të Bayer Leverkusen, unë shoh kushtet ideale për të luajtur një futboll tërheqës dhe për të qenë në mesin e ekipeve më të mira në kampionat dhe në Europë“, deklaroi Seoane në momentin e firmës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?