Leverkusen triumfon ndaj Freiburgut dhe shkon në vendin e katërt
Bayer Leverkusen vazhdon ecurinë pozitive në Bundesligë, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi. “Aspirinat” triumfuan 2-0 ndaj Freiburgut, në një sfidë të dominuar nga fillimi deri në fund.
Aspirinat kaluan në avantazh në pjesën e parë, falë një goli të bukur të Pokut, i cili shfrytëzoi në maksimum një aksion të shpejtë të ndërtuar nga e majta. Me këtë epërsi, Leverkusen shkoi në pushim me moral të lartë.
Në pjesën e dytë, vendasit vulosën rezultatin me anë të mbrojtësit Tapsoba. Një krosim perfekt nga Grimaldo u shndërrua në asist për qendërmbrojtësin, që u shkëput me zgjuarsi nga mbrojtja dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë.
Me këtë fitore, Leverkusen ngjitet në vendin e katërt të klasifikimit, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë fazë të kampionatit.
KOHA JONË SONDAZH

