FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lëvizje surprizë tek Interi/ Largohen Hakimi dhe Lautaro, vjen Depay!

Mund të ketë një revolucion të vërtetë në shtëpinë e Interit. Së bashku me Hakimin, shanset po rriten që Lautaro Martinez të largohet gjithashtu gjatë kësaj vere nga kampionët e Italisë. Skuadra e Atletico Madrid po përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh, në mënyrë që Simeones t’i plotësohet dëshira për të pasur bashkatdhetarin e tij në ekip, teksa do të formonte një dyshe të frikshme me Suarezin.

Nga ana tjetër edhe Hakimi duket se do të sakrifikohet, pasi PSG dhe Chelsea kanë shtuar ndjeshëm interesimin me oferta konkrete. Te zikaltërit i vetmi që nuk do të lëvizë për momentin duket se do të jetë Lukaku, i cili pritet të jetë një pikë referimi në ekipin e Inzaghit.

Për të plotësuar fazën e avancuar Interi po mendon për afrimin e Memphis Depay, i cili është në skadencë kontrate me skuadrën e Lyon. Lukaku e ka lidhur Marottën menjëherë me mikun e tij, të cilit i ka dedikuar një gol kur ishte i dëmtuar në dhjetor të vitit 2019. Me shitjen e mundshme të Lautaros dhe Hakimit, Inzaghi do të synojë të krijojë një formacion ndryshe. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?