Lëvizje tek ekipi kuqezi/ Pajaziti largohet nga grumbullimi, ftohet zyrtarisht Qefalia

Kombëtarja shqiptare ka pësuar një tjetër ndryshim në përbërjen e saj, vetëm pak ditë para nisjes së ndeshjeve të UEFA Nations League.

Adrion Pajaziti nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Rolando Maran për sfidat e ardhshme, pasi një dëmtim e ka detyruar mesfushorin të largohet nga grumbullimi.

Stafi teknik ka reaguar menjëherë për të plotësuar vendin e tij. Në skuadrën kuqezi është thirrur Klevi Qefalia, i cili pritet t’i bashkohet ekipit dhe të nisë përgatitjet për takimet e programuara në Nations League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pajaziti ishte përfshirë në listën fillestare prej 29 futbollistësh të publikuar nga Maran më 19 shtator, por dëmtimi ka ndryshuar planet e stafit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria e nis këtë seri ndeshjesh më 26 shtator ndaj Bjellorusisë, përpara përballjeve të tjera kundër San Marinos dhe Finlandës.

Me largimin e Pajazitit dhe afrimin e Qefalisë, lista e Kombëtares pëson kështu një tjetër ndryshim në prag të sfidave të shtatorit dhe tetorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?