Lewandowski dopietë, Bajern + 10, Dortmundi “Ko”, në rrezik Hamburgu

Bajern Mynih fitoi pastër 3-0 ndaj Eintrakt Frankfurt në ndeshjen e javës së 28-të në Bundesligë, me dy gola të Levandovskit dhe një të Muller, duke mbajtur diferencën në krye me 10 pikë karshi Vulsburg. Në zonën Champions, Borusia Myshengladbah fitoi ndaj Borusia Dortmund 3-1, duke mbajtur vendin e tretë dhe Bajer Leverkusen fitoi gjithashtu në transfetë ndaj Mainc, 3-1. Të dy këto skuadra ndahen me një diferencë prej dy pikëve dhe synojnë vendin e tretë, por janë 8 larg  kryesuesve dhe 10 pikë larg ndjekësve më të afërt. Kjo do të thotë vendi i tretë shkon automatikisht në Champions, ndërsa i katërti luan “play-off” . Sa i përket rënies në një kategori më poshtë, përveç Shtutgart që ndodhet në fund, humbja e Hamburg me Volsburg rrezikon edhe këtë të fundit. Paderborn i Alban Mehës, edhe pse ky i fundit nuk u aktivizua ndaj Augburg, fitoi 2-1, me shpresa mbijetese, duke qëndruar në zonën e ftohtë aktualisht, por shumë pranë ekipeve të Hanover e Frajburg, vetëm dy pikë pas tyre, me shpresa për t’i shpëtuar rënies.      

Java e 29-të/ Dje

Hanover –Hertha               1-1

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot

Swiss Digital Mobile Reklama

Bajern M. E. Frankfurt      3 -0

Borusia M. B. Dortmund   3-1

Mainz-Bajer L.                  2-3

Paderborn-Augsburg       2-1

Shalke-Frajburg              0-0

Hambur-Volsburg            0-2

12 prill

15:30 Këln – Hoffenheim

17:30 Shtutgart – Verder Bremen

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?