FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lewandowski pa limite: Nëse kalojmë grupet, luftojmë për të fituar “Euro 2020”

Robert Lewandowski nuk ka ndërmend të ndalet me rekordet te Bayerni. Sulmuesi polak tashmë kërkon të lërë gjurmë edhe te kombëtarja e tij. Polonia në fakt ka një grup aspak të thjeshtë ndaj Spanjës, Suedisë dhe Sllovakisë. Dueli i parë do të luhet më 14 qershor ndaj Sllovakisë, teksa Lewandowski ka dhënë mesazhe optimiste për shokët e tij.

“Duhet të besojmë, ne mund të luftojmë për të fituar “Euro 2020”. Nëse ia dalim të kualifikohemi në grup si në Euro 2016, më pas gjithçka mund të ndodhë. Çdo ndeshje mund të na japë shtysën dhe besimin e duhur për të luftuar për objektivin e madh.

Të shënosh në këtë kompeticion është shumë bukur, por skuadra vjen e para dhe ka rëndësinë kryesore. Ndjesitë dhe ëndrrat e mia nuk vlejnë asgjë përpara suksesit të ekipit. Gjëja më e rëndësishme është e mira e Polonisë“, deklaroi Lewandowski.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?