LIGA E KOMBEVE/ Italia sfidon Gjermaninë, Kosova pret Islandën

Këtë të enjte, do të luhen disa ndeshje në Ligën e Kombeve, të vlefshme për çerekfinalet, por edhe për fazën “play off”. Kosova pret në Prishtinë Islandën, me ndeshjen e parë që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në këtë përballje luhet për një vend në Ligën B dhe synohet kualifikimi, i cili do të vendoset në dy ndeshje. Sa i përket çerekfinaleve, spikat Itali-Gjermani, e cila do të luhet në stadiumin “San Siro”.

Përballje spektakolare do të jetë edhe ajo mes Holandës dhe Spanjës, pa anashkaluar ndeshjet Kroaci-Francë dhe Danimarkë-Portugali.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "QUARTER-FINALS NED Vs ESP 合 CRO vs FRA DEN VS POR 電 … ITA Vs GER UEFA NATIONS LEAGUE"

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

SHKARKO APP