Liga Profesioniste i jep fund bojkotit, më në fund do të nisë Superiorja
Liga Profesioniste e Futbollit e mbledhur në orën 13:00 të kësaj të enjteje, ka vendosur t’i japë fund bojkotit dhe të nisë kampionatin e Kategorisë Superiore. Në ditët në vazhdim do të vendoset edhe për datën ku do të luhet java e parë e Superiore.
Vendimi erdhi pas përgjigjes zyrtare të të mandatuarit të qeverisë për negociatat, Fidel Ylli, i cili një ditë më parë siguroi se të gjithë kërkesat do të realizohen nga kryeministri Rama, por klubet duhet patjetër t’i japin fund bojkotit.
Në këtë mënyrë edhe në vendin tonë shumë shpejt topi do të nisë të rrotullohet, teksa koha nuk pret për të realizuar të plotë sezonin.