Liga Profesioniste ndryshon agjendën, mblidhet sot për t’i dhënë fund bojkotit

Liga Profesioniste kishte planifikuar që mbledhja e zakonshme të zhvillohej ditën e nesërme, por duke qene se deputeti Fidel Ylli e ktheu përgjigjen ditën e djeshme, ka vendosur të mblidhet sot për të diskutuar në lidhje me fillimin e Kategorisë Superiore.

Gjasat janë të mëdha që futbollit elitar në vend të nisë të shtunën ose të dielën, teksa problemi i vetëm mbetet çështja e stadiumeve. Kjo gjë pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e sotme.

Në rast se ky problem zgjidhet atëherë Kategoria Superiore mund të zbresë në fushë që këtë fundjave, në të kundërt do të të pritet java e ardhshme.

SHKARKO APP