Lila merr të verdhë në humbje, Berisha gol ndaj ish-ekipit të tij por nuk feston

Një lojtar i kombëtares sonë si dhe një ish-lojtar kanë qenë protagonistë në ndeshjet e sotme me ekipet e tyre, njëri me humbje dhe tjetri me gol.

Parma humb 2-0 , “zverdhet” dhe ndërrohet Andi Lila 

Mbrojtësi i kombëtares sonë Andi Lila është rikthyer në formacionin bazë të Parmas pas një ndeshje mungesë për arsye s’kualifikimi. Skuadra e tij e Parmas pas dy fitoreve radhazi dhe ndonëse triumfoi ndaj Juves javën e kaluar, i rikthehet humbjes me Genoa, ndeshje e prapambetur e Seria A.  Në ’14, Falque shënoi për Parman, dhe në pjesën e dytë Pavoletti dyfishoi shifrat, në 2-0. Andi Lila pak minuta më vonë u ndëshkua me karton të verdhë dhe në pjesën e dytë, në ’80, ai u zëvendësua nga Mauri. Lila iu bashkua Parmas në janar dhe ndonëse skuadra e tij shpalli falimentimin pak kohë më parë, ai ka luajtur rregullisht dhe ka realizuar madje dy gola, një ndaj Inter. Të besuarit e Roberto Donadonit, megjithatë, po presin përfundimin e sezonit pasi nuk shanse mbijetese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Australi

Swiss Digital Mobile Reklama

Besart Berisha, ndjesë ish-ekipit të tij  pas golit

Besart Berisha ndëshkon ish- skuadrën e tij në Australi, teksa shënoi dje golin e dytë në fitoren 2-1 të Melbourne Victory përballë Brisbane Roar. Ai gjeti rrugën e rrjetës në kampionatin australian, pas 4 ndeshjesh. Ky ishte goli i 11-të për Besart Berishën në këtë sezon, të A League. Një gol me shumë peshë pasi ndihmoi Melbourne Victory të merrte një trepikësh që e ngjiti në krye të klasifikimit në kuotën e 47 pikëve, 3 më tepër se ndjekësit e Sydney dhe Perth Glory. Ishte minuta e 22-të e sfidës kur Besart Berisha kontrolloi në mënyrë perfekte një top dhe me një goditje të menjëhershme mposhti portierin e Brisbane-it. Në shenjë respekti ndaj  skuadrës ku kaloi tre vite të suksesshme të karrierës së tij 29-vjeçari i lindur në Prishtinë nuk festoi në momentin e golit, madje Berisha u kërkoi falje ish tifozëve të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?