Lille mund PSG dhe shkëputet në krye, Neymar skuqet në fund (VIDEO)
Lille arriti të triumfojë minimalisht 0-1 në kryendeshjen e javës në kampionatin francez ndaj PSG-së dhe tashmë shkëputet në krye me 66 pikë të grumbulluara, tre pikë më shumë se kampionët në fuqi.
Një gol i kanadezit Jonathan David në minutën e 20-të vendosi fatin e duelit në “Parc des Princes”, ndërsa më pas vendasit provuan të rikthejnë baraspeshën, por nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë.
U rikthye nga dëmtimi edhe Neymar, që luajti me fanellën e PSG-së pas thuajse dy muajsh, por nuk e përfundoi takimin, pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 89-të.
KOHA JONË SONDAZH

