LIVE Europa League/ Lazio ‘shpartallon’ Steaua-n, ringjallet shpresat e Napolit (Video)

Në orën 19:00 janë luajtur pjesa më e madhe e ndeshjeve të kthimit të fazës së 1/32 të “Europa League”.

Lazio e portierit Thomas Strakosha do të kërkojë në “Olimpico” të përmbysë humbjen minimale 1-0 në Bukuresht ndaj Steauas. Skuadrës italiane i duhet të bëjë shumë kujdes pasi një gol i kundërshtarëve do të kërkojë 3 të tjerë nga ata. Straskosha do ta nisë nga minuta e parë.

Napoli i Elseid Hysajt luan në transfertë kundër Leipzing me kushtin për të përmbysur shifrat e ndeshjes së parë, diçka shumë e vështirë duke patur parasysh rezultatin 1-3. Për të vendosur në pikëpyetje kualifikimin e gjermanëve skuadrës së Sarri-t i duhen të paktën 3 gola. Hysaj do ta nisë nga stoli takimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në takimet e orës 19:00 do të përcaktojë fatin e saj edhe skuadra e mesfushorit shqiptar Astrit Hajdareviç, AEK i Athinës. Në Kiev kundër Dinamos grekëve iu duhet të shënojnë të paktën një gol, pasi ndeshja e parë përfundoi me shifrat 1-1. Golin për AEK e shënoi Hajdareviç i cili sot do ta nisë nga stoli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshjet e orës 19:00

At. Madrid 1-0 Copenhagen

7′ Gameiro /

Dynamo Kiev 0-0 AEK Athens

Lazio 5-1 Steaua Buchurest

7′, 43′, 71′ Immobile, 35′ Bastos, 51′ Anderson / 80′ Gnohere

Plzen 1-0 Partizan Beograd

67′ Krmencik /

Leipzig 0-1 Napoli

/ 33′ Zielinski

Sporting 3-2 AStana

3′ Dost, 53′, 63′ Fernandes / 37′ Tomasov, 80′ Twumasi

Villareal 0-0 Lyon

Zenit Petersburg 2-0 Celtic

8′ Ivanoviç, 27′ Kuzyayev, 61; Kokorin /

E përfunduar

Lokomotiv Moscow 1-0 Nice

/BalkanWeb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?