Kampionati Europian/ Short i tmerrshëm për Shqipërinë; përballë Italisë, Spanjës dhe Kroacisë

Shqipëria ka njohur kundërshtarët e saj në fazën finale të “Euro 2024”. Kuqezinjtë, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë, janë në Grupin B, ku do të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Ndeshja e parë e Kombëtares do të jetë kundër Italisë, ditën e dytë të Evropianit, me Kroacinë në 19 qershor (Hamburg) dhe me Spanjën do të luhet në 24 qershor (Dyzeldorf).

Ky quhet Grupi i Ferrit!

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompeticioni më i rëndësishëm për shtete nis me datën 14 qershor dhe përfundon me 14 korrik. Përpara fillimit të evenimentit, ekipet pjesëmarrëse do zhvillojnë miqësore të ndryshme, si një mënyrë për t’u përgatitur për finalet e Europianit. Finalja e madhe do tëluhet të dielën më 14 korrik në “Olimpiastadion” në Berlin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

Image

Image

Image

Image

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?