Liverpool mendon për merkaton e verës, gati oferta për zbulimin e sezonit

Skuadra e Liverpool duket e kompletuar në çdo repart dhe jo më kot, të kuqtë e Jurgen Klopp po e dominojnë Premier LEaguen angleze, me plot 22 pikë më shumë se Manchester City ndjekës. Edhe pse jemi ende në shkurt, Liverpool e ka siguruar kualifikimin për në Champions League sezonin e ardhshëm.

Yje si Chamberlain, Keita, Matip, Origi e të tjerë, nuk arrijnë dot të gjejnë një vend titullari, duke treguar forcën që ka grupi i ndërtuar nga Jurgen Klopp. Megjithatë, kjo gjë nuk e pengon strategun gjerman të ndërhyjë në merkato.

Mediet britanike kanë mësuar objektivin e Jurgen Klopp për merkaton e verës dhe ai është Todd Cantwell. Talenti i Norwich, po konsiderohet si zbulimi i sezonit, pasi me “Kanarinat”, po bën një edicion futbollistik të shkëlqyer. Me një ofertë pranë 30 milion eurosh, Cantwell mund ta transferohet në Anfield Road sezonin e ardhshëm.

SHKARKO APP