Liverpooli është shumë i fortë për Manchester City-in, ekipi i Slot merr fitore spektakolare

Liverpooli për momentin duket se nuk ka rival as në Premier League. Skuadra e Slot mori një fitore shumë të bukur, 2-0 ndaj Manchester City-it, një rival për titull.

“The Reds” dominoi plotësisht gjatë gjithë takimit dhe shënoi nga një gol për pjesë loje. Në të parën shënoi Gakpo, ndërsa në të dytën Salah me penallti.

Me këtë fitore, Liverpool kryeson me 34 pikë në tabelën e klasifikimit në Premier League, 9 më shumë se Arsenali ndjekës. City, ndërkohë, ka 23 pikë dhe renditet i pesti.

SHKARKO APP