Liverpooli fiton edhe ndaj super Wolves, ecuri rekord në Premier League (VIDEO)

Liverpooli nuk ka ndërmend që të ndalet në Premier League, duke fituar edhe atëherë kur nuk e meriton. Të Kuqtë triumfuan 2-1 në transfertën ndaj Wolves, teksa vendasit zhvilluan një lojë shumë të mirë, veçanërisht në pjesën e dytë.

Skuadra e Klopp zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 8-të me kapitenin Henderson, i cili shënoi me kokë pas një krosimi nga Arnold. Wolves e nisi në mënyrën më të mirë pjesën e dytë duke barazuar menjëherë rezultatin. Në minutën e 51-të, Adama Traore jep një pasim fantastik për Jimenez, i cili godet mjaft mirë me kokë duke mposhtur portierin Alisson.

Vendasit do të shpërdoronin dy mundësi të tjera shënimi me Traore dhe Jimenez, por do të ndëshkoheshin 6 minuta nga fundi. Firmino merr një top në zonë dhe me një lëvizje të bukur e dërgon topin në trekëndësh. Liverpooli ka një ecuri rekord këtë sezon, teksa ka arritur 22 fitore në 23 ndeshje, duke pasur vetëm një barazim. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP