Liverpooli fiton ndaj Southampton, shton shanset për kualifikimin në Champions (VIDEO)

Liverpool është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Southamptonin në “Anfield Road” duke shtuar shanset për një vend në zonën Champions.

“The Reds” rrezikuan jo pak në startin e sfidës, por më pas gjetën golin e avantazhit me anë të Sadio Mane në minutën e 31-të, ndërsa goli që vulosi rezultatin erdhi vetëm në minutën e 90’ me anë të Thiago Alcantarës.

Kjo fitore e ngjit Liverpoolin në vendin e 6-të me 57 pikë dhe me një ndeshje më pak se Leicester i vendit të katërt që ka grumbulluar 63 pikë deri tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?