Liverpooli fiton në “frymën e fundit” ndaj WBA me një gol të portierit Alisson (VIDEO)
West Bromwich Albion ka rënë nga kategoria, në Premier League, por kjo nuk ishte një justifikim për të dorëzuar ndeshjen kundër Liverpoolit (1-2), teksa luftuan deri në frymën e fundit.
Por fati dhe guximi shpërblyen djemtë e Jurgen Klopp në minutën e fundit shtesë, në të 95-ën, dhe tani mund të shpresojnë ende për një vend në Champions League.
Protagonisti i golit të fitores, një goditje me kokë fenomenale, nuk ishte ylli i sulmit Salah, as Firmino por Alisson Beccker. Portieri zhbllokoi një ndeshje që po i drejtohej barazimit, ku WBA kishte kaluar në avantazh me Robson-Kanu, dhe Salah kishte barazuar më vonë duke shpërdoruar shumë raste.
KOHA JONË SONDAZH

