Liverpooli heq përfundimisht numrin 20 pas tragjedisë së Diogo Jota-s

Një tragjedi që ka goditur jo vetëm klubin e Liverpoolit, por të gjithë botën e futbollit. Vdekja e sulmuesit portugez Diogo Jota dhe e vëllait të tij më të vogël, André Silva, ka shkaktuar një dhimbje të thellë, duke prekur miliona tifozë. Në mëngjesin e djeshëm, qindra tifozë të Liverpoolit u mblodhën pranë stadiumit Anfield për të nderuar kujtimin e lojtarit të tyre të dashur.

Një imazh që ka bërë xhiron e botës tregon dy tifozë të përqafuar jashtë Anfieldit – njëri me fanellën e Liverpoolit, tjetri me atë të Evertonit – si simbol bashkimi në një moment kaq të dhimbshëm.

Në një akt të jashtëzakonshëm, klubi i Liverpoolit ka vendosur të tërheqë zyrtarisht fanellën me numrin 20 që mbante Diogo Jota, ndonëse rregullorja në futbollin anglez nuk lejon më tërheqjen e numrave të fanellave. Vendimi është marrë si përgjigje ndaj thirrjeve të shumta nga tifozët e “Reds”, që e kanë konsideruar këtë si një homazh të merituar.

Liverpooli ka konfirmuar se do të organizojë një ceremoni përkujtimore në momentin e duhur, për të nderuar Jotën, për të kujtuar golat e tij dhe për të kënduar edhe një herë këngën që e bëri pjesë të përjetshme të zemrës së tifozëve.

Liverpooli heq përfundimisht numrin 20 pas tragjedisë së Diogo Jota-s

SHKARKO APP