Liverpooli hidhet në sulm për talentin e ri te Barcelona

Liverpooli kërkon që të bëjë disa ndryshime në formacionin për sezonin e ardhshëm, pas një sezoni shumë të vështirë. Sipas sajtit britanik “Sunday Mirror”, “Të Kuqtë” janë gati për t’u hedhur në sulm për Pedri, i cili ka treguar shumë talent në mesfushë, duke e krahasuar dhe me Iniestën apo Xavin.

Talenti 18-vjeçar është një nga pikat e referimit të katalanasve për të ardhmen, ku aktualisht është duke punuar edhe për rinovimin e kontratës me një klauzolë të çmendur prej 350-400 milionë euro. Transferimi i tij do të jetë shumë i vështirë, por gjithsesi ekipi anglez kërkon të provojë deri në fund për ta rrëmbyer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?