Liverpooli merr fitore dramatike në derbin ndaj Evertonit (VIDEO)
Liverpool merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur 2-1 Evertonin në javën e 33-të të Premier League.
Ndeshja, e zhvilluar në Hill Dickinson Stadium, dhuroi emocione të shumta deri në sekondat e fundit. Pas gjysmë ore lojë, Mohamed Salah ndëshkoi Evertonin, duke shfrytëzuar në maksimum asistin e Cody Gakpo për të kaluar Liverpoolin në avantazh në minutën e 29-të.
Në pjesën e dytë, Everton reagoi dhe barazoi shifrat në minutën e 54-të me anë të Beto, pas një pasimi nga Hall. Megjithatë, kur gjithçka dukej se do të përfundonte në barazim, ishte kapiteni Virgil van Dijk ai që vendosi fatin e sfidës, duke realizuar golin e fitores në minutën 90+10.
Me këtë sukses, Liverpool ngjitet në kuotën e 55 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Everton mbetet me 47 pikë në vendin e dhjetë. Një fitore që mban gjallë ambiciet e “The Reds” për zonën europiane.
KOHA JONË SONDAZH

