FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli ndalet edhe nga West Ham, City vetëm 3 pikë larg (VIDEO)

Liverpooli bën një tjetër hap fals në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj West Ham në javën e 25-të.

“Të Kuqtë” kaluan në avantazh që në minutën e 22-të me Sadio Mane, edhe pse Milner që dha asistin u nis në një pozicion të parregullt. Vendasit reaguan mjaft mirë duke barazuar vetëm pas 6 minutash me Antonion, i cili shfrytëzoi më së miri një përgjumje të mbrojtjes së Liverpool-it.

Skuadra e Klopp tentoi të rikthehej në avantazh në fraksionin e dytë duke tentuar që të shënuan në të gjitha mënyrat, por Salah nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë. Liverpool pas këtij barazimi mbetet në vendin e parë me 62 pikë, vetëm 3 më shumë se Manchester City. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?