Liverpooli nis mbrotjen e titullit me fitore, Chiesa hero për “The Reds”

Ka nisur një sezon i ri i Premier League dhe kampionët në fuqi, Liverpool, nuk gabojnë në debutimin e tyre. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot fitoi 4-2 ndaj Bournemouth në “Anfield”, duke gëzuar tifozët e kuq.

Golat për “The Reds” u shënuan nga Ekitike, Gakpo dhe mbi të gjitha nga Federico Chiesa, i cili vulosi fitoren me golin e avantazhit në minutën e 88-të.

Bournemouth barazoi përkohësisht falë dopietës së Semenyo, por në fund, Salah shtoi golin e katërt duke mbyllur sfidën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liverpool nis kështu mbrojtjen e titullit me tre pikë të plota dhe një paraqitje bindëse përpara publikut të vet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?