FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli shkatërron Arsenalin dhe shkon -2 pika nga zona Champions (VIDEO)

Liverpool afrohet edhe më shumë me zonën Champions, pasi mbrëmjen e sotme ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Arsenalit. Në sfidën e parë pas ndërprerjes në favor të kombëtareve, të besuarit e Jurgen Klopp ia dolën të marrin një fitore mjaft të rëndësishme, që i ngjit në vendin e 5-të me 49 pikë, vetëm dy më pak se Chelsea i vendit të katërt.

Sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 64-t, kur pas një pasimi të Alexander-Arnold, ishte portugezi Diogo Jota që dërgoi topin në rrjetë, ndërsa 4 minuta më vonë shënoi edhe Mohamed Salah. Për të mbyllur llogaritë e ndeshjes mendoi sërish portugezi Jota, që shënoi edhe golin e tretë në minutën e 82-të, pas një asisti të bukur të Sadio Mane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?