Liverpooli shkatërron Burneley-in, futet në zonën Champions (VIDEO)
Liverpool është kthyer në zonën Champions League, kur duhet edhe një ndeshje nga përfundimi i Premier League.
Ekipi i Jurgen Klopp fitoi 3-0 në transfertë ndaj Burnley dhe ngjitet në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Leicester, por me golaverazh më të mirë. Golat për “The Reds” u shënuan nga Firmino, Phillips dhe Oxlade-Chamberlain.
Në javën e fundit, Liverpool do të presë në “Anfield” ekipin e Crystal Palace dhe një fitore do t’i kualifikonte në Champions League, pas një sezoni tejet të vështirë, që i pa të zbrisnin shumë në renditje.
KOHA JONË SONDAZH

